“50 mln lekë ose të hodha në erë”/ Kërcënoi me eksploziv pikën e karburantit në Peshkopi, identifikohet autori (EMRI)

Aktualitet

“50 mln lekë ose të hodha në erë”/

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të premte në Peshkopi, ku një pikë karburanti është kërcënuar me shpërthim përmes një sasie lënde eksplozive.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Spitalit të Dibrës. Pas konstatimit të pakos, policia ka nisur menjëherë hetimet dhe, bazuar edhe në veprimet hetimore dhe pamjet e kamerave të sigurisë, ka bërë të mundur identifikimin e autorit, Zija Shulku.

Sipas informacioneve paraprake, lënda eksplozive ishte fshehur brenda një kutie picash dhe i ishte dërguar pronarit të biznesit. Brenda pakos ndodhej edhe një letër kërcënuese, ku kërkohej pagesa e 50 milionë lekëve brenda dy orëve.

Në letër, pronari kërcënohej se nëse nuk do të paguante shumën e kërkuar, pika e karburantit do të hidhej në erë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion