Kërkoi ndryshimin e masës së “arrestit shtëpiak”, Gjykata rrëzon kërkesën e producentit Petri Bozo

Aktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës së “arrestit

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me atë të “detyrimit për paraqitje”.

Gjatë seancës Bozo kishte paraqitur disa ftesa, përmes të cilave argumentonte se duhej të ishte i pranishëm në eventin “Miss Globe” në Tajlandë, që zhvillohet nga data 24 tetor deri më 6 nëntor.

Megjithatë, gjyqtarja e Elbasanit, Suela Lika, ka vlerësuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për ndryshimin e masës së sigurisë.

Për rrjedhojë, kërkesa e producentit është rrëzuar dhe Petri Bozo do të vijojë të qëndrojë në masën e “arrestit në shtëpi”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion