Maqedonia e Veriut lehtëson masat ndaj koronavirusit, ja kur do hiqen pengesat kufitare

Kosovë&Rajon
Maqedonia e Veriut lehtëson masat ndaj koronavirusit, ja kur do hiqen

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur një sërë masash lehtësuese ndaj izolimit për shkak të pandemisë. Duke nisur nga dita e enjte, autoritetet kanë vendosur që të hapin restorantet, kafenetë, hotelet dhe kopshtet.

Ndërsa nga data 1 qershor do të hapen kufijtë me fqinjët, përfshi edhe Shqipërinë që gjithashtu heq pengesat kufitare.

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni ka regjistruar 14 pacientë të rikuperuar në 24 orët e fundit, 16 raste të reja me Covid-19, si dhe tre vdekje.

ME TE LEXUARAT