Një javë nga dasma e vitit/ Kida dhe Ajbi kurorëzojnë dashurinë në Romë, zbardhen detajet e ceremonisë

Showbiz

Një javë nga dasma e vitit/ Kida dhe Ajbi kurorëzojnë
Artistja shqiptare Orhidea Latifi, e njohur me emrin e artit si Kida, së shpejti do të kurorëzojë dashurinë e saj.

Lajmin e ëmbël e ka bërë publik vetë këngëtarja e cila përmes një postimi të ndarë në rrjet, ku ajo shkroi: Gjithçka është në rregull, jemi mirë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se dasma e saj me Ajbin pritet të mbahet më 1 shtator në Romë të Italisë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ceremonia do të zhvillohet në një rezidencë historike në Romë, ndërsa për muzikën dhe atmosferën e mbrëmjes pritet të kujdesen Ermal Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu.

Kujtojmë se Kida dhe Ajbi u fejuan në dhjetor të vitit 2024, kur këngëtarja mori një propozim romantik nga partneri i saj në ditëlindjen e saj, një moment magjik që theu rrjetin. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion