Teknologjia 5G, se shpejti vjen edhe ne Shqiperi

Teknologji

Shqipëria po përgatitet për futjen e teknologjisë 5G në telefoninë e lëvizshme. Hapi i parë është monitorimi i frekuencave nga AKEP, për përcaktuar më pas përdorimin e brezit. Do të ndiqet e njëjta procedurë si ajo me lirimin frekuencave nga transmetimet analoge. Në 2020 do bëhen provat e para, ndërsa televizoneve do u jepet në përdorim një brez i ri frekuencash, pasi ato aktuale do të përdoren për transmetimet 5G.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Licensat 5G do u shiten ne ankand operatorëve e celularë, kurse televizonet do të kompesohen për ndërrimin e frekuencave. Ndërkohë nga ana tjetër përmes ngritjes së sistemit të monitorimit AKEP po kontrollon frekuencat për transmetimet e paautorizuara, e thënë ndryshe pirate. Janë 5 stacione fikse dhe 1 i lëvizshëm.

Me sistemin e monitorimi të frekuencave zbulohen ndërhyrjet e sinjaleve, si dhe mundesohet matja e rrezatimeve elektro-magnetike nga antenat.

ME TE LEXUARAT