Zebervoki dorëhiqet nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull ka urrejtje ndaj policave, ne na shikoni si armiq!

Aktualitet

Zebervoki dorëhiqet nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull ka

Marius Dervishi, i njohur për publikun si Zebërvoki, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në Policinë e Shtetit. Një vendim i papritur ky, por i marrë vetëm pas protestave të regjistruara në vend ku qytetarë të shumtë janë duke “hedhur baltë” mbi uniformat blu lidhur me mënyrën se si ata janë duke i menaxhuar përplasjet me protestuesit.

Përmes një postimi në “Instagram” Zebërvoki thekson se do të dorëzojë dorëheqjen gjatë ditëve të vijim, duke sqaruar më tej se ky vendim i marrë prej tij nuk lidhet me pakënaqësitë ndaj profesionit apo kolegëve, por me mënyrën se si sipas tij perceptohet dhe trajtohet puna e policisë nga qytetarët.

Ai shprehet se është ndjerë i demoralizuar nga përgjithësimet që i bëhen uniformës blu, duke theksuar se shpesh anashkalohet puna e përditshme e efektivëve dhe vështirësitë me të cilat ata përballen në terren.

“Unë shpirtin e drejtë nuk ia kam shitur dhe, përtej çdo të mire tjetër që më ka mundësuar Zoti, prapë zgjedh të jem efektiv i një policie, por ama këtë pasion po e ‘braktis’, i nxitur nga mllefi dhe urrejtja që keni ju si popull për policat dhe nga përgjithësimi që bëni duke i konsideruar të gjithë policat njësoj”, shkruan ai.

Zebervoki dorëhiqet nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull ka

Reagimi i plotë:

Ne jemi ‘POLICIA QË NUK DUAM’, dhe për këtë arsye, nga e hëna unë dorëzoj kërkesën për dorëheqje nga puna.

Jo sepse janë policët e këqinj, jo se nuk e dua më punën time, por thjesht sepse nuk dua të jap më asnjë lloj kontributi për asgjë.

Policat gjithmonë kriminalë, policat gjithmonë dhunues, policat patronazhistë – çfarëdo epiteti që na keni vendosur.

Media kundër, populli kundër, e në fakt ne që jemi viktima po na nxirrni si autorë.

Unë nuk e kapërdij dot këtë lloj fushate ku në çdo gjë fajin e ka POLICIA.

Unë shpirtin e drejtë nuk ia kam shitur dhe, përtej çdo të mire tjetër që më ka mundësuar Zoti, prapë zgjedh të jem efektiv i një policie, por ama këtë pasion po e ‘braktis’, i nxitur nga mllefi dhe urrejtja që keni ju si popull për policat dhe nga përgjithësimi që bëni duke i konsideruar të gjithë policat njësoj.

Po mos harroni një gjë:

‘Çka nuk e sheh syri i kamerës, e sheh Zoti lart.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion