Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Reshje shiu në disa zona, mësoni “surprizat” e motit për fundjavën

Sipas Institutit të Gjeoshkencave ditën e nesërme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa në qarkun Shkodër ato do të jenë deri lokalisht mesatare.

Temperaturat maksimale do të arrijnë në vendet e ulëta 31 °C dhe temperaturat minimale në vendet malore 15 °C.

RESHJET

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 28 °C
në vendet e ulëta: 21 / 31 °C
në vendet malore: 15 / 26 °C.

ERA

Nesër (e shtunë, dt.07) era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.