Tragjedi në lumin Setë, humb jetën 31-vjeçari teksa peshkonte, dyshimet e para

Aktualitet

Tragjedi në lumin Setë, humb jetën 31-vjeçari teksa
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Dibër, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën.

Raportohet se viktima është Ervis Kaloshi, i cili humbi jetën teksa ishte duke peshkuar në ujërat e lumit Setë, së bashku me disa persona të tjerë. 

Fillimisht u raportua se ai u mbyt, por tashmë janë ngritur dyshime se ai ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Policia po vijon hetimet dhe pritet të zbardhë rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.

Ervis Kaloshi ishte një i ri që punonte si mësues dhe prej vitesh kishte dhënë kontributin e tij në disa shkolla të Dibrës. Vitet e fundit ai punonte si mësues në shkollën 9-vjeçare “Grykë-Nokë”, ku ishte angazhuar në edukimin e brezave të rinj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion