Përcaktohet arbitri i ndeshjes finale të Boterorit Rusi 2018
Lajmifundit
/
13 Korrik 2018, 19:16
Sport
Nestor Pitana do të gjykojë sfidën e fundit të turneut të kësaj vere, të programuar të dielën në orën 17:00 në stadiumin “Luzhniki” të Moskës.
Arbitri nga Amerika Latine do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Maidana dhe Lattes, ndërsa holandezi Bjorn Kuipers do të jetë arbitër i katërt.
Në botërorin e futbollit në Rusi, Nestor Pitana do të drejtojë ndeshjen më të rëndësishme të karrierës.
Një profesionist që prej vitit 2007, ai ka qenë pjesë edhe ën botërorin e kaluar në Brazil. Ndërkohë sistemi i videoarbitrit do të jetë në dorë të italianit Irrati.