Jurgen Klop ngacmon vajzat shqiptare në Facebook: Ja pse na duhet Shqipëria ne Botëror
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp shquhet për postimet e tij karizmatike në Facebook ku ka më shumë se 1 milion e 300 mijë ndjekës.
Pasi bëri bujë të madhe me postimet kundër Sergio Ramos për dëmtimin që i shkaktoi Salah në finalen e Champions League, tashmë gjermani ua ka vënë syrin bukurosheve shqiptare.
Të gjithë e mbajnë mend bujën që bëri Rike Roçi dhe Ingrid Oxa në evropianin “Francë 2016”, ku të gjitha mediat edhe ndërkombëtare shkruan për to.
Shqiptaret tërhoqën vëmendje me bukurinë dhe format e tyre nëpër stadiumet e franceze, aq sa i paskan rënë në sy edhe Klopp.
Sot tekniku i “the reds” ka shpërndarë foton e Rikes dhe Ingridit në Facebook, ku tregon se kjo është arsyeja pse i mungon Shqipëria në Kupën e Botës.
Klopp shkruan në Facebook:
Për këtë arsye na mungon prezenca e Shqipërisë në Kupën e Botës.”
