Konflikt mes dy fisesh për pronën në Dibër, burrë e grua përfundojnë në spital
Lajmifundit
/
6 Shkurt 2018, 10:28
Aktualitet
Burrë e grua kanë mbetur të plagosur, pas një konflikti pronësie në Dibër.
Sipas informacioneve paraprake, në këtë konflikt dyshohet të jenë përfshirë tetë persona, pjesëtarë të dy fiseve në Gjoricë të Peshkopisë.
Konflikti ka ndodhur mes fisit Balla dhe Cani, në fshatin Lubalash.
Në spital kanë përfunduar bashkëshortët Behar dhe Vasije Balla. Nga raportimet e para thuhet se të përfshirët në sherr kanë goditur me mjete të forta njëri-tjetrin.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës.