Aksion ndaj makinave luksoze në Vlorë / Sekuestrohen 3 mjete të shtrenjta, nis hetimi pasuror për pastrim parash

Aktualitet

Aksion ndaj makinave luksoze në Vlorë / Sekuestrohen 3 mjete të

Vlorë/ Kontrolle ndaj automjeteve luksoze që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrolleve sekuestrohen 3 automjete dhe nis hetimi pasuror ndaj pronarëve të tyre.

Në zbatim të Planit të Masave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për kontrollet ndaj automjeteve luksoze, strukturat për Hetimin e Krimeve kanë ushtruar kontrolle dhe verifikime ndaj automjeteve në dukje me vlera të larta.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, u shoqëruan disa prej automjeteve dhe, nga verifikimet e kryera, rezultoi se tre automjete luksoze, të prodhimit të viteve të fundit, nuk justifikoheshin me të ardhurat e njohura dhe të ligjshme të poseduesve/drejtuesve të tyre.

Në vijim të veprimeve verifikuese dhe deklarimeve të marra, automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 3 shtetasit u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Gjithashtu, ka nisur hetimi pasuror ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre automjeteve, për të verifikuar burimin e pasurisë dhe mënyrën e përfitimit të saj.

Policia e Vlorës do të vijojë kontrollet dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin e pasurive me burim kriminal dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion