VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbimit ndalon makinën dhe shmang tragjedinë

Bota

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbimit

Një polic në Nju Jorku, i cili ndodhej jashtë shërbimit, shpëtoi një shofer që kishte humbur ndjenjat në timon. Ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë në Brooklyn.

Siç shihet në pamje, automjeti kalon me semafor të kuq, ndalon në mes të rrugës dhe më pas nis të lëvizë, ndërsa drejtuesi është i pavetëdijshëm.

Situatën e rrezikshme e vuri re një polic i NYPD-së, i cili ndodhej jashtë shërbimit. Pa humbur kohë, ai vrapoi drejt automjetit dhe u përpoq të hynte në të, ndërsa makina vijonte të lëvizte.

Polici arriti më në fund ta ndalonte automjetin, duke e vendosur në pozicion parkimi, dhe më pas nxori drejtuesin prej tij.

Menjëherë nisi t’i jepte ndihmën e parë dhe kreu reanimim kardiopulmonar (CPR) në mes të rrugës, duke vazhduar deri në mbërritjen e ekipeve të shpëtimit.

Reagimi i menjëhershëm i policit u vlerësua nga këshilltarja bashkiake e Nju Jorkut, Susan Zhuang, e cila theksoi se ndërhyrja e tij parandaloi  jo vetëm plagosjen e rëndë të drejtuesit, por edhe një aksident me këmbësorët që ndodheshin në zonë.

Sipas saj, në rrugë ndodheshin fëmijë, të moshuar dhe këmbësorë të tjerë. Nëse automjeti do të vijonte lëvizjen e pakontrolluar, pasojat mund të ishin shumë të rënda.

ME TE LEXUARAT