Rrëfehet Lorik Cana: Planet e mija pas tërheqjes nga futbolli, ja cfarë dua të bëj
Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana vendosi të tërhiqet përfundimisht nga futbolli dy ditë më parë kur u luajt ndeshja Shqipëri- Itali.
Futbollisti kishte kohë që nuk luante në fushën e blertë por vetëm ditën e ndeshjes bëri lajmërimin zyrtar si dhe zbriti në fushë duke u përshëndetur me fansat teksa mbante djalin e tij në krahë.
Por cilat janë planet e tij për të ardhmen?
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake up” në Top Channel, Lorik Cana rrëfeu se synon të jëtë në pozicion drejtuesi në një ekip futbolli.
“Zakonisht janë 4 rrugë: angazhimi me mediat, trajner, menaxher i talenteve të reja dhe drejtues. Unë e shoh veten më mire në pozicionin e drejtuesit të një klubi, jo dhe aq si trajner, megjithatë nuk i dihet kurrë”, u shpreh ish-kapiteni i kombëtares.