Pas shkarkimit të Hysenit, merret vendimi, çfarë pritet të ndodhë sot me ish-kreun e SHISH?

Aktualitet

vlora-hyseni_sd-1-600x360-11790098748.webp
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”.

Në fokus të diskutimeve pritet të jetë situata e sigurisë kombëtare, siguria e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit. Në tryezë pritet të jetë edhe çështja e drejtimit të ri të SHISH, të cilin pas largimit të Hysenit do ta zerë drejtori i komanduar në SHISH Elvis Lila.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përfshin drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit dhe të sigurisë.

Në mbledhje pritet të marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministri i Brendshëm Ervin Demo, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, si edhe drejtues të institucioneve të sigurisë, përfshirë SHISH-in, Policinë e Shtetit dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Sipas përcaktimeve ligjore, Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor i Presidentit të Republikës për çështjet e sigurisë kombëtare. Në varësi të rendit të ditës dhe çështjeve që do të diskutohen, Presidenti mund të ftojë edhe drejtues apo përfaqësues të tjerë institucionesh.

Hera e fundit kur është mbledhur ky Këshill ishte në Qershor 2023 ku u diskutua  “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”.

Gjatë kohës kur President ishte Ilir Meta, ky i fundit kishte ftuar kryetarin e atëhershëm të opozitës, Lulzim Basha i cili ju përgjigj pozitivisht kësaj ftese.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion