Zjarri në Krujë/ Shkrumbohet magazina me ushqim për bagëtitë, digjen disa lopë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pasditën e sotme, duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme materiale.
Flakët kanë përfshirë një sasi të madhe ushqimi për bagëtitë, ndërsa zjarri është përhapur edhe pranë kasolles, duke djegur disa lopë që ndodheshin aty.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës i Krujës, por pavarësisht ndërhyrjes, flakët kanë shkrumbuar të gjithë bazën ushqimore, jonxhën dhe disa bagëti.
Kafshët dhe baza ushqimore ishin në pronësi të Deli dhe Osman Tufës. Ndërkohë, ende janë të paqarta shkaku i zjarrit në fshatin Larushk të Krujës.


