‘Zbutësit' e krizave, kush janë dy NOBELISTËT e vitit 2026 për Ekonominë

Soft

‘Zbutësit' e krizave, kush janë dy NOBELISTËT e vitit

Ekonomistët amerikanë Robert E. Hall dhe Michael Woodford u nderuan me Çmimin Nobel në Ekonomi 2026 

Dy ekonomistë amerikanë fituan çmimin “Nobel” për vitin 2026 lidhur me veprën e tyre mbi zhvillimin e modeleve që ndihmojnë guvernatorët e bankave qendrore dhe ministrat e financave të stabilizojnë ekonomitë e vendeve të tyre, duke shmangur recesionet e gjata dhe inflacionin e pakontrolluar.

Qasja e tyre fokusohet në ndërtimin e modeleve mbi baza mikroekonomike në vend të mbështetjes në lidhjet statistikore midis variablave makroekonomikë si inflacioni, prodhimi dhe konsumi.

'Puna e laureatëve na ka siguruar një bazë të qëndrueshme teorike për modelet që përdoren tani nga bankat qendrore dhe qeveritë në të gjithë botën”, tha John Hassler, kryetar i Komitetit për Çmimin  Nobel në Shkencat Ekonomike.
“Me punimin e tyre, ne jemi më të pajisur për t’u përballur me tronditjet e papritura në ekonomi, të tilla si krizat energjetike ose ndryshimet e papritura në sasinë e konsumit të familjeve.”

Modeli i përmirësuar i Hall dhe Woodford merr në konsideratë mënyrën se si konsumatorët dhe bizneset i merrnin vendimet nëse do të investonin dhe shpenzonin.

Vepra e Hall-it bazohej në sjelljen e konsumatorit që shikonte përpara dhe jo në rregullat më mekanike të përdorura nga Keynes, të cilat lidhnin variabla kyçe si inflacioni, papunësia dhe produkti i brendshëm bruto (PBB).

Woodfood hartoi modelin e ri kejnesian, një kuadër i plotë stabilizimi makroekonomik që shihet si mjeti kryesor për politikëbërësit në mbarë botën.
Ky model u përdor pas krizës financiare të vitit 2008 nga politikëbërësit, të cilët shmangën ekonominë globale nga rreziku i një depresioni të dytë të madh.

Edhe vepra e Hall u shndërrua në mjeti rëndësishëm pas krizës financiare të vitit 2008 dhe pandemisë Covid, kur normat e interesit zbritën në nivele rekord.

I lindur në shtetin amerikan të Kalifornisë në vitin 1943, Hall vazhdon punën e tij si profesor i ekonomisë në Universitetin Stanford.

Woodford, i lindur në shtetin amerikan të Massachusetts në vitin 1955, shërben si profesor i ekonomisë në Universitetin Columbia.

Woodford sapo mori lajmin tha se ishte “i gëzuar”. “Është një nder i jashtëzakonshëm. Është një surprizë, por ndihem shumë mirë për këtë”, u tha ai gazetarëve në Stokholm në telefon pasi mori lajmin.

Hall është i njohur edhe për shpikjen e idesë që ekonomistët amerikanë mund të ndahen në dy kategori, ekonomistët e “ujrave të ëmbël” dhe të “ujrave të kripur”.

Grupi i “ujërave të ëmbla”, i cili tenton të jetë i bazuar në territore të brendshme ose të vendosura pranë Liqeneve të Mëdha, siç është Universiteti i Çikagos, beson në tregjet e lira, teorinë neoklasike të çmimeve, pritjet racionale dhe monetarizmin.

Ekonomistët e “ujërave të kripura” janë të përqendruar në universitetet bregdetare, si Harvard, MIT, UC Berkeley, Yale, Princeton, UCLA dhe Columbia. Ata kanë tendencë të jenë kejnesianistë dhe neokejnesianistë, duke besuar se qeveritë dhe bankat qendrore mund të ndikojnë në kërkesën në ekonomitë e tyre.

Çmimi i ekonomisë njihet zyrtarisht si Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në

Kujtim të Alfred Nobel. Banka qendrore e themeloi atë në vitin 1968 si një përkujtim për

Nobelin, biznesmenin dhe kimistin suedez të shekullit të 19-të, i cili shpiku dinamitin dhe themeloi pesë Çmimet e para Nobel.

Puristët e Nobelit theksojnë se çmimi në ekonomi teknikisht nuk është një Çmim Nobel, por ai jepet gjithmonë së bashku me të tjerët më 10 dhjetor, përvjetorin e vdekjes së Nobelit në 1896.

Çmimi këtë vit është rreth 1.2 milionë dollarë, qoftë për një individ, një grup të vogël laureatësh apo një organizatë.

ME TE LEXUARAT