Votoi në zgjedhje, 94-vjeçari izraelit humb jetën sapo kthehet në shtëpi, e bja: Ishte i vendosur të ushtronte të drejtën e tij

Bota

Votoi në zgjedhje, 94-vjeçari izraelit  humb jetën sapo kthehet

Një ngjarje e trishtë është regjistruar gjatë zgjedhjeve parlamentare në Izrael, ku 94-vjeçari Israel Kreis ndërroi jetë pak pasi kishte votuar.

Sipas mediave izraelite, i moshuari ishte i vendosur të ushtronte të drejtën e tij të votës, pavarësisht moshës. Vajza e tij, Shirley, e shoqëroi në qendrën e votimit, ku ai votoi për Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Screenshot_10-6.png

Ajo tregoi për median Ynet se i ati kishte dëshiruar shumë të merrte pjesë në zgjedhje dhe nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga vendimi i tij.

Por, pas kthimit në shtëpi, 94-vjeçari doli nga makina, humbi papritur ndjenjat dhe ndërroi jetë në hyrje të banesës.

Pavarësisht dhimbjes për humbjen e të atit, Shirley u shpreh e lumtur që ai arriti të votonte. Ajo e cilësoi atë një shembull për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe ushtrimit të së drejtës demokratike të votës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion