“Dorëheqja e Ramës e paengociueshme”- Studenti: Serbia tregoi se një forcë studentore mund të përmbysë një diktator

Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës e paengociueshme”- Studenti: Serbia

Një student foli për News24 nga protesta e sotme para Ministrisë së Arsimit teksa e quajti si të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Rama.

“E panegociueshme dorëheqja e Edi Ramës dhe këtu do jemi çdo natë deri në dorëheqje”.

Sakaq, paketën e Ramës për masat ndaj tubimeve e quajti totalisht të gabuar dhe si një diktaturë

“Totalisht e gabuar, protesta është e drejtë e çdo njeriu. E dimë që është diktaturë dhe të kuptojnë dhe komunistët që kjo që po bën ai është diktaturë dhe propagandë.”

Për zgjedhjet në Serbi, shtoi se forcat studentore atje treguan se mund të përmbysin një diktator dhe këtë do e bëjnë edhe studentët shqiptarë.

“Tregon që një forcë studentore janë të mundur të përmbysim një diktator dhe mund ta bëjmë dhe ne këtë gjë. Dialogu as në këtë moment dhe asnjë moment të dytë nuk do ketë. Nuk ka dialog vetëm dorëheqja e tij.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion