Nën masa të rrepta sigurie/ Policia blindon godinën gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit

Aktualitet

Nën masa të rrepta sigurie/ Policia blindon godinën gjatë

Zona përreth Ministrisë së Arsimit është blinduar nga forca të shumta të policisë, me rastin e protestës së organizuar nga studentët dhe të rinjtë. 

Përpara godinës së institucionit janë vendosur kordone të efektivëve me pajisje mbrojtëse, me skutume e helmeta, si dhe mjete të blinduara dhe autobotë me ujë në gatishmëri.

Masat e rrepta të sigurisë vijnë pas thirrjeve për grumbullim masiv të studentëve nga të gjitha qytetet e vendit.

Aksioni i policisë synon ruajtjen e rendit publik dhe garantimin e sigurisë rreth ambienteve të ministrisë, ndërkohë që situata mbetet nën monitorim të rreptë të forcave të rendit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion