Vje'dhje e arm'atosur në Elbasan, policia gjen makinën me veshje si të policisë

Aktualitet

Vje'dhje e arm'atosur në Elbasan, policia gjen makinën me
Tre persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se kanë kryer një vjedhje me armë në një banesë në lagjen “5 Maji”, në orët e para të mëngjesit të 12 tetorit.

Sipas hetimeve, personat e dyshuar kanë marrë një shumë parash dhe telefona celularë, duke kërcënuar me armë banorët e banesës.

Të shpallurit në kërkim janë M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi.

Në vijim të hetimeve, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për A. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, i afërm i 46-vjeçarit dhe pronar i automjetit që dyshohet se është përdorur nga autorët dhe më pas është braktisur.

Gjatë kontrollit në automjet, uniformat blu gjetën veshje të ngjashme me ato të Policisë, një thikë dhe një fenelinë.

Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet po vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT