Papa Leoni XIV operohet nga kanceri në mushkëri, Vatikani: Nata e parë kaloi e qetë

Bota

Papa Leoni XIV operohet nga kanceri në mushkëri, Vatikani: Nata e

Papa Leoni XIV u operua nga kanceri i mushkërive, sipas mjekëve që e trajtojnë. Këtë e bëri të ditur ekipi mjekësor i klinikës Gemelli në Romë, pas operacionit të Papës 71-vjeçar.

Papa Leo XIV kaloi natën e parë në Spitalin Gemelli pas operacionit. Sipas zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, ai kaloi një natë "të qetë".

"Informacione të mëtejshme" mbi shëndetin e Prevost do të publikohen "gjatë ditës". Ndërhyrja kirurgjikale, e kryer të martën, më 13 tetor, ishte e suksesshme me heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë.

Gjatë ndërhyrjes është hequr pjesa e poshtme e mushkërisë së djathtë Ekzaminimi pasues ka konfirmuar se nyja ishte një adenokarcinomë e mushkërisë.

Papa qëndroi në sallën e operacionit për tre orë; operacioni zgjati nëntëdhjetë minuta. Në sallën e operacionit, përveç ekipit mjekësor dhe mjekut të tij, Luigi Carbone, ishte i pranishëm edhe kreu i xhandarmërisë, Gianluca Gauzzi Broccoletti.

Testet pas operacionit do t'i kryhen Papës sot . Sipas burimeve të Vatikanit, mjekët theksuan se indi kanceroz "është hequr plotësisht" dhe se, të paktën për momentin, mjekët nuk po flasin për kimioterapi. 

Dyshimi për këtë ishte shfaqur gjatë ekzaminimeve para ndërhyrjes, thuhet në njoftim. Sipas mjekëve, operacioni ka përfunduar «me sukses dhe pa komplikime». Papa është zgjuar nga anestezia, siç ishte parashikuar, dhe tani ndodhet në dhomën e tij.

Leoni kishte njoftuar papritur të dielën se, gjatë një kontrolli mjekësor, në mushkërinë e tij ishte zbuluar një nyjë, ende në një «stad shumë të hershëm». Me këshillën e mjekëve, ai kishte vendosur t’i nënshtrohej një operacioni.

Të dy prindërit e Papës Leoni XIV kanë vdekur nga kanceri. Aktualisht, edhe vëllai i tij i madh, Louis Prevost, veteran i Marinës amerikane që jeton në Florida, ndodhet në spital për shkak të një sëmundjeje kanceroze. Nga spitali, 74-vjeçari bëri thirrje, para ndërhyrjes, që të luteshin për vëllain e tij më të vogël, «që ky operacion të shkojë mirë dhe të mos ketë komplikime të tjera».

ME TE LEXUARAT