VIDEO/ Momenti kur Erjon Vishkulli qëllohet me pl*mb gome në sy, ulërimat dhe rrëzimi i 28-vjeçarit

Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur Erjon Vishkulli qëllohet me pl*mb gome në sy,

TIRANË - Më 24 tetor 2026 kryeqyteti shqiptar u përfshi për më shumë se gjashtë orë nga protestat e dhunshme në përplasjen mes studentëve dhe policisë.

Gjatë tubimit, 28-vjeçari Erjon Vishkulli mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë dhe dyshimet janë që një officer policie e qëlloi direkt me plumb gome. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet, teksa djali nga Elbasani u dërgua në një klinikë në Romë për një operacion më të specializuar, ndërsa ende nuk dihet nëse do të mund të shohë më nga syri i majtë.

Gjithashtu janë publikuar edhe pamjet e momentit që dyshohet se Vishkulli u plagos. Ai ndodhej pranë Bankës së Shqipërisë, në sheshin “Skënderbej”, në momentin që protestuesit po sulmonin me fishekzjarre selinë e Partisë Socialiste.

Në rrëfimin e tij, Erjon Vishkulli tha se ishte pa maskë apo syze mbrojtëse dhe i kishte afro 30 metra larg policët, duke qenë përballë tyre kur u qëllua.

Pas goditjes ai bën disa metra pas, rrëzohet dhe nis klithmat pas dhimbjes së madhe që ndjen.

VIDEO

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion