U la i lirë por vijon hetimi, me çfarë akuze përballet kompozitori Adrian Hila

Aktualitet

U la i lirë por vijon hetimi, me çfarë akuze përballet

Për rreth 3 orë kompozitori Adrian Hila ka qëndruar para uniformave blu të Tiranës duke dhënë sqarime në lidhje me publikimin e disa videove nga ambientet e tij të brendshme.

Sipas kompozitorit këto kamera janë instaluar që në vitin 2022 dhe qëllimi nuk ishte xhirimi I momenteve intime por ruajtja nga keqbërësit. Sipas tij në zonë kishin ndodhur vjedhje që mbetën të pazbardhura po ashtu në zyrën e tij kishte humbur një send me një vlerë modeste e për këtë arsye ai kishte marrë vendimin për të instaluar kamera si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve. Bazuar në dëshminë e tij por edhe kontrollet që policia ka kryer ka rezultuar se kamerat kanë qenë të thjeshta dhe të dukshme me sy të lirë. Edhe kamera e cila ishte instaluar në dhomën e gjumit rezulton të jetë një kamerë me sensorë.

Pyetur në lidhje me këndin e kamerës Hila është shprehur se atë e ka vendosur kompania që I montoi për të pasur akses më të lehtë me burimin e energjisë.

Pas deklarimeve Hila u la I lirë por është nën hetim për veprën penale të ‘ndërhyrjes të padrejtë në jetën private’.

Ndërsa policia vijon hetimin kryesisht dhe për 3 vepra të tjera penale për përgjim të paligjshëm, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike dhe keqpërdorimi I pajisjeve.

Nisur nga deklarimet e Hilës I cili dyshon për hakerim të këtyre materialeve policia po heton për të zbuluar burimin nga këto video përfunduan online.

Nga ana tjetër policia ka kontaktuar edhe me vajzat dhe gratë e identifikuara në këto video të cilat kanë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni që po filmoheshin dhe do të bashkëpunojnë me policinë për zbardhjen e gjithë rrethanave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion