“U bëra spektatore e një realiteti të vështirë”, Elsa Lila tregon si e përjetoi qëndrimin në burg

Showbiz

“U bëra spektatore e një realiteti të

Këngëtarja Elsa Lila ka rrëfyer në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion” përjetimet gjatë qëndrimit në burgun e grave.

Lila u shpreh se në fillim e përjetoi si një fatkeqësi dhe një dënim të madh. Po, ajo nënvizoi se pas disa ditësh arriti ta shihte si një përvojë që i dha mundësinë të njihte nga afër një realitet krejt të panjohur për të.

“Aty brenda, në fillim, m’u duk si një fatkeqësi e madhe, si një dënim i madh.

Por, duke kaluar ditët dhe duke u bërë unë koshiente që pafajësia ime do të vihej në pah dhe unë do të dilja një ditë që aty, fillova ta përjetoja si një mundësi për të përjetuar diçka që ndryshe nuk do ta kisha përjetuar dot kurrë. 

U bëra një spektatore e brendshme e të gjitha bëmave të një habitati shumë të vështirë, siç është burgu. Edhe burgu i grave është akoma më i vështirë si habitat. U mundova të merrja sa më shumë informacione se çfarë ndodhte aty, që nga ushqimi e deri te shumë situata”, rrëfeu Elsa Lila.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion