Trump ndryshon qëndrim ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer

Bota

Trump ndryshon qëndrim ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se marrëdhënia e tij me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, është “shumë e mirë”, duke shtuar se ajo “gjithmonë i ka pëlqyer”.Deklarata u bë nga Trump në një komunikim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, pasi u pyet për raportet me kryeministren italiane.

“Shumë e mirë. Mendoj se është një marrëdhënie shumë e mirë. Ajo më pëlqen. Gjithmonë më ka pëlqyer”, tha Trump.

Deklarata vjen pas disa muajsh me tone më të ashpra në marrëdhëniet mes dy liderëve.

Mediat italiane e kanë interpretuar këtë qëndrim si një zbutje të tonit të Trumpit ndaj Melonit, pas përplasjeve të mëparshme lidhur, ndër të tjera, me qëndrimet ndaj luftës në Iran dhe angazhimin e vendeve europiane.

Trump dhe Meloni kanë pasur edhe momente afrimi publik në të kaluarën, me presidentin amerikan që e ka cilësuar kryeministren italiane si mike dhe ka folur për një marrëdhënie të mirë mes SHBA-së dhe Italisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion