Tragjedi e rëndë familjare: Nënë e bijë, ndërrojnë jetë 8 ditë njëra pas tjetrës!

Barbara Cullari ndërron jetë në moshën 50-vjeçare, ndërsa vajza e saj 26-vjeçare tetë ditë më pas. Miqtë në lamtumirën e fundit të së resë thanë: Tani ajo është me nënën e saj
Rreth njëqind njerëz i bënë homazhe këtë mëngjes 26-vjeçares. Arkivoli mbante edhe një foto të nënës së saj, pronares së dyqanit vegan në tregun Testaccio, e cila ndërroi jetë tetë ditë më parë.
Miqtë e saj shkuan drejt foltores së vendosur në qendër të provincës italiane dhe treguan historitë e tyre për Meerën. Secili prej tyre përcolli një rrëfim të shkurtër për 26-vjeçaren, të thellë dhe, për nga përmasat e tragjedisë, edhe tepër pikëllues.
Është portreti që del nga lidhja e të gjitha copëzave, secila e skicuar përmes lotëve dhe dhimbjes së të pranishmëve, të cilët janë gjithashtu të tronditur nga humbja e Barbara Cullarit, nënës së Meerës, e cila u nda nga jeta vetëm tetë ditë më parë nga një atak në zemër.
Barbara Cullari, themeluesja e dyqanit të parë historik vegan në tregun Testaccio, ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare. Vdekja e saj e papritur tronditi të gjithë komunitetin e Nuovo Mercato Testaccio, ku në vitin 2015 ajo hapi "Kutinë 83", tezgën e parë tërësisht vegane të tregut. Mesazhe ngushëllimi kanë vërshuar në rrjetet sociale nga miq, klientë dhe aktivistë të të drejtave të kafshëve, të cilët janë mbledhur rreth familjes së saj dhe kanë nisur një fushatë për mbledhje fondesh në mbështetje të tyre.
Tetë ditë pas tragjedisë, mediat italiane raportojnë se u nda nga jeta edhe e bija.
“Zgjedhja e saj, e guximshme, sado absurde, ishte një zgjedhje e qartë që la një mesazh të fortë për të gjithë ne: të ndihmojmë ata që janë në brishtësi,” tha një shoqe e saj.


