Masa dhe ndëshkime në Berat / Teknologjia e re zbulon qindra shkelës në rrugë

Aktualitet

Masa dhe ndëshkime në Berat / Teknologjia e re zbulon qindra

Vijojnë kontrollet intensive të Policisë Rrugore të Beratit përmes teknologjisë së fundit, si dronët dhe radarët inteligjentë. Vetëm gjatë javës së fundit, bilanci i shkeljeve të konstatuara në rrugët e qarkut ka shënuar shifra të larta, ku në qendër të masave mbetet lufta kundër drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara.

BERAT – Policia Rrugore e Beratit ka zhvilluar një monitorim intensiv gjatë javës së fundit në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Në fokus të veçantë të efektivëve kanë qenë rastet e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit, të cilat përbëjnë një nga shkaqet kryesore të ngjarjeve rrugore me pasoja të rënda.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara gjatë javës së fundit, janë proceduar penalisht 3 shtetas:

1 drejtues mjeti është arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;

2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar administrativisht me masa financiare një numër të madh drejtuesish për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor:

130 drejtues për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

102 drejtues për parakalime të gabuara;

70 drejtues për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

93 drejtues për mosvendosje të rripit të sigurimit;

30 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

2 drejtues për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

120 drejtues për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Beratit njofton se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjitha akset e qarkut dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, duke kontribuar drejtpërdrejt në sigurinë rrugore dhe shmangien e tragjedive në rrugë.

ME TE LEXUARAT