Trump i përjashtoi nga Shtëpia e Bardhë, Gjykata rrëzon Presidentin dhe i jep të drejtë gazetarëve

Gjykata Federale në Shtetet e Bashkuara ka vendosur që gazetarët e CNN dhe Politico të vazhdojnë të kenë akses në Shtëpinë e Bardhë, duke bllokuar përpjekjen e Presidentit Donald Trump për t’i përjashtuar.
Sipas Reuters, gjykatësi vlerësoi se vendimi i administratës Trump ka shkelur ligjin dhe të drejtat kushtetuese të mediave.
Trump kishte urdhëruar ndalimin e gazetarëve në shtator, duke i akuzuar mediat që ata përfaqësojnë për raportime të rreme.
Me vendimin e ri, gazetarët do të mund të vijojnë punën në Shtëpinë e Bardhë deri në përfundimin e procesit gjyqësor, përveç rastit kur një Gjykatë më e lartë e ndryshon vendimin.


