Tragjedia në Greqi ku humbën jetën tre shqiptarë, flet i afërmi i viktimave: Nuk ka ende një version të saktë të ngjarjes!

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 25 shtator të këtij viti në Greqi, ku si pasojë e një shpërthimi në malin e Plakës, në Athinë, humbën jetën 6 persona, 4 prej tyre anëtarë të një familjeje.
Viktimat u identifikuan si Florinda Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, të cilët ishin martuar së fundmi dhe ndodheshin në Greqi për muaj mjalti.
Gjithashtu humbi jetën vëllai i Florindës, Florin Hoxha, dhe bashkëshortja e tij, Eris Çani, të cilët ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, në një lidhje në një studio televizive ka folur edhe vëllai i viktimave, Klajdi Hoxha.
Ai ka treguar se deri tani nuk ka ende një version të saktë të ngjarjes, pasi ende hetimet nuk kanë zbuluar ekzaktësisht se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Pjesë nga biseda:
Klajdi Hoxha: Kemi arritur këtu të shtunën që kaloi, kemi kontaktuar me ambasadën amerikane dhe po presim të zbulojmë çfarë ka ndodhur. Ambasada amerikane dhe populli grek na kanë ndihmuar shumë. Për momentin nuk e kuptojmë ekzakt faktin se çfarë mund të ketë ndodhur. Flitet se ka qenë një rrjedhje gazi, nuk kemi shumë fakte. Kemi kontaktuar me shefin e zjarrfikësve dhe ai ka thënë: “Jemi ende larg të vërtetës.”
Gazetarja: Pra, janë të paqartë se mund të ketë qenë një rrjedhje gazi? Janë raportuar versione të ndryshme, sa përputhen ato?
Klajdi Hoxha: Për momentin, çfarë ka nxjerrë media nuk është e qartë. Shkaku mund të jetë nëse ka pasur rrjedhje gazi në linjën kryesore, akoma nuk kuptohet. Akoma aty ka pjesë të evidencës.
Gazetarja: Pra, nuk ka ende prova. Policia ka dalë në një qëndrim zyrtar?
Klajdi Hoxha: Zjarrfikësit kanë qenë të parët. Policia akoma nuk na ka takuar.
Gazetarja: Personat që humbën jetën, kush ishin ata, çfarë përfaqësonin ata në komunitetin shqiptar në SHBA?
Klajdi Hoxha: Florinda Hoxha ishte motra ime, ka qenë avokate në Amerikë dhe gjithë jetën ka punuar për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Gazetarja : Avokate e nderuar që ka ndihmuar njerëzit në nevojë, edhe për komunitetin shqiptar në Amerikë?
Klajdi Hoxha: Po, edhe për shqiptarët ka bërë shumë, për politikanë shqiptarë në Nju Jork. Vëllai është partner në biznes me mua, kemi biznes ndërtimi. Ka qenë njeri shumë i zgjuar, ka studiuar matematikë dhe ekonomi dhe ai ka ndihmuar shumë komunitetin shqiptar.
Gazetarja: Ka qenë dhe bashkëshortja e tij prezente. Duhet thënë se ata të dy ishin në pritje të një fëmije?
Klajdi Hoxha: Në shkurt po prisnin vajzën e tyre, Vbora ia kishim ngjitur emrin. Para një muaji motra është martuar këtu në Amerikë, kuanti ishte në proces duke mësuar shqipen, pasi kishte shumë dëshirë të komunikonte me gjyshen dhe kushërinjtë.


