Tragjedia me 6 viktima në Athinë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Jemi thellësisht të pikëlluar

Politikë

1790450204-xyidytuu-6ab81b7a5dc71.jpeg

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas shpërthimit tragjik të ndodhur në Athinë, ku humbën jetën 6 persona, 3 prej të cilëve shqiptarë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave.

Ministria e Jashtme ka shkruar se qëndron në solidaritet të plotë me familjet e prekura, me fqinjët grekë dhe popullin amerikan (pasi njëri prej viktimave ishte me shtetësi amerikane).

Regimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme:

Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve pas shpërthimit dhe shembjes së ndërtesës në Athinë, me raportime se tre persona me origjinë shqiptare janë midis viktimave. U shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve dhe të dashurve të të gjithë atyre që humbën jetën.

Mendimet tona janë me ta në pikëllimin e tyre dhe u urojmë të plagosurve shërim të shpejtë dhe të plotë. Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë. Ne ndajmë pikëllimin e familjeve të prekura dhe shprehim solidaritetin tonë me fqinjët tanë grekë dhe popullin amerikan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion