Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, shënohen 20 të pl'agosur, ja sa ishte magnituda

Bota

Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, shënohen 20 të
Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 5.7 ballë, që goditi Japoninë qendrore të dielën në mëngjes, raportojnë mediat lokale.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo News, lëndime janë raportuar në prefekturat Aichi dhe Shizuoka, ndërsa autoritetet nuk kanë lëshuar paralajmërim për cunami.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në pjesën perëndimore të prefekturës Shizuoka, në një thellësi prej rreth 40 kilometrash.

Sipas raportimeve, ky ishte tërmeti më i fortë që ka goditur prefekturën Aichi në rreth 30 vitet e fundit.

Ndërkohë, kompania Chubu Electric Power njoftoi se nuk janë konstatuar anomali në centralin bërthamor Hamaoka, që ndodhet në prefekturën Shizuoka.

Lëkundjet sizmike shkaktuan gjithashtu ndërprerjen e përkohshme të disa shërbimeve lokale hekurudhore.

Po gjatë mëngjesit të së dielës, një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter goditi prefekturën Kumamoto, në jugperëndim të Japonisë.

Japonia është një nga vendet më të rrezikuara nga tërmetet në botë, për shkak të pozicionit të saj në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit të Paqësorit dhe vendndodhjes në kryqëzimin e katër pllakave kryesore tektonike.

Prefektura Kumamoto ishte goditur më herët edhe nga një tërmet me magnitudë 7.1 ballë, më 28 korrik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion