Prindër bëni KUJDES! Përdorimi i tepërt i telefonave para moshës 13 vjeç ndryshon strukturën e...

Teknologji

Prindër bëni KUJDES! Përdorimi i tepërt i telefonave para

Asambleja e Përgjithshme e Pediatrisë në Itali ngre alarmin: përdorimi i tepërt dhe i hershëm i pajisjeve smart midis moshave 3 dhe 5 vjeç ndryshon strukturën e trurit, duke shkaktuar probleme me zhvillimin dhe kujtesën.

Marrëdhënia e fëmijëve të vegjël me botën digjitale, telefonat inteligjentë, tabletët është më shumë se një magjepsje, është pothuajse një varësi që çon në një “qetësim emocional” kur të rriturit u japin të vegjëlve të tyre një pajisje për t’i mbajtur të qetë.

Kjo mund të shkaktojë dëme të papritura jo vetëm në peshë, shikim e aftësi sociale, por edhe në strukturën e trurit, që ndryshon te përdoruesit e zellshëm të teknologjisë.

Në vitet 2018 e 2019, Shoqata Italiane e Pediatrisë pati paralajmëruar mbi rrezikun e përdorimit të pajisjeve smart nga fëmijët para moshës 2 vjeç, duke i kufizuar në më pak se një orë në ditë midis moshave 2 dhe 5 vjeç e në më pak se dy orë pas 5 vjeçëve, por nën mbikëqyrjen e të rriturve. Tani e trajton sërish çështjen e fëmijëve digjitalë, me tone alarmi.

Asambleja e Përgjithshme e Pediatrisë 2025 paraqiti shqetësimin në Senat.

Çdo orë e kaluar para një ekrani rrit rreziqet fizike dhe mendore. Gjysmë ore më shumë në ditë se mesatarja prej 15 m vonesës gjuhësore te fëmijët nën 2 vjeç dhe çdo orë shtesë zvogëlon gjumin me rreth 15 minuta te ata midis 3 dhe 5 vjeç. inutash mund të dyfishojë rrezikun e vonesës gjuhësore te fëmijët nën 2 vjeç dhe çdo orë shtesë zvogëlon gjumin me rreth 15 minuta te ata midis 3 dhe 5 vjeç.

Më shumë se 50 minuta më shumë në ditë shoqërohet me një rrezik më të lartë të hipertensionit pediatrik. Madje edhe midis moshës 3 e 6 vjeç, kjo shoqërohet me një rrezik më të lartë për të qenë mbipeshë.
Si e ndryshon teknologjia digjitale trurin?

Gjatë viteve të para të jetës, truri i fëmijëve zhvillohet përmes përvojave të botës reale, lojës, marrëdhënieve e gjuhës. Përdorimi i hershëm dhe i zgjatur i pajisjeve digjitale mund të ndërhyjë në këto procese, duke ndryshuar vëmendjen e mekanizmat e vetërregullimit.

Studimet neuroimazherike të fëmijëve 3 deri në 5 vjeç që kaluan shumë kohë në pajisjet digjitale treguan ndryshime në zonat e trurit që lidhen me vëmendjen dhe të kuptuarit.

Në mënyrë specifike, korteksi cerebral tregoi më pak trashësi në zonat që lidhen me gjuhën, vëmendjen e kujtesën dhe për këtë arsye, një zhvillim më pak të pjekur të këtyre të këtyre funksioneve.

Nëse një fëmijë ka vështirësi në gjuhë ose matematikë, një ndryshim në strukturën e trurit nuk është i dukshëm, por mund të ndikojë në kujtesë apo shkrim-lexim.

Shëndeti i syve

Përdorimi i zgjatur i pajisjeve dëmton shëndetin vizual të fëmijëve dhe adoleshentëve. Studimet konfirmojnë cënueshmëri më të madhe të syve, tendosje të tyre, si dhe rrezikun e strabizmit akomodues te fëmijët e vegjël.

 Ekspozimi i zgjatur mund të zvogëlojë frekuencën e pulsimit të syve, duke nxitur tharjen dhe acarimin e syve. Kjo gjithashtu rrit rrezikun e miopisë dhe tendosjes së syve.

Varësitë digjitale

Ka varësi dhe një rritje në përdorimin problematik të teknologjisë: pajisjet përdoren si një mjet për të qetësuar të qarat ose për të shpërqendruar e mbajtur të vegjëlit të qetë në një restorant.  Të gjitha këto mund të rrisin varësinë nga stimulimi digjital.

Sipas studimeve, përdorimi problematik është më i madh kur telefonat inteligjentë lejohen para moshës 13 vjeç. Faktorët e rrezikut përfshijnë ekspozimin e hershëm, kohën e tepërt në internet, mungesën e rregullave, izolimin dhe vështirësitë emocionale.

Faktorët mbrojtës kanë të bëjnë me praninë prindërore, dialogun, rregullat e përbashkëta dhe aktivitetet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion