Menduam se mbaruan idetë, por iPhone nuk ndalet, ja formati më i ri që ka planifikuar

Teknologji

Menduam se mbaruan idetë, por iPhone nuk ndalet, ja formati më i ri

Ka filluar puna për modelin më të ri të iPhone të radhës. Prej muajsh është folur për një të palosshëm, por sipas analistit të Apple, Ming-Chi Kuo ende nuk ka një datë të saktë, por pritet brenda vitit 2023.

Sipas Kuo, iPhone i palosshëm do të ketë një OLED 8 inç me rezolucion QHD + (3200 x 1800 piksel. Falë teknologjisë ‘Nanowire’, ekrani 8 inç duhet të jetë në gjendje të ofrojë kontrolle veçanërisht precize. Apple tashmë ka testuar teknologjinë në HomePod të saj. Teknologjia “Nanoëire” thuhet gjithashtu se ofron avantazhe kur ekranet kanë më shumë se vetëm një fishim.

iPhone i palosshëm do të jetë një hit, thotë Ming-Chi Kuo. Ai parashikon që për disa vjet të gjitha markat kryesore të telefonave inteligjentë do të ofrojnë pajisje të palosshme. iPhone i palosshëm pritet të shitet 15 deri në 20 milionë herë vetëm në vitin 2023.

ME TE LEXUARAT