“Takoheshin te lokali i zyrtarit të SHISH!”, Berisha zbardh detaje nga takimet sekret të Vlora Hysenit me Agasin

Aktualitet

-640-0-vlora-hyseni-ergys-agasi-sali-berisha-1790164943.jpg
‘Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare!’. ‘Baton Stanishiçi filloi mbrojtjen duke thënë se Vlora po bënte detyrën’. - Kështu deklaroi kreu demokrat, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD.

FJALA E BERISHES

Shqiptarët çdo ditë njihen me një kapitull gjithnjë e më të zi të narkoshtetit të instaluar në Shqipëri.

Dokumentet e fundit zyrtare gjyqësore, të cilat faktojnë se Edi Rama ka vendosur në funksion të karteleve të drogës dhe mafies, Shërbimin Informativ Kombëtar, kreun e këtij shërbimi.

E krahasojnë Shqipërinë me asnjë vend tjetër në Evropë.

E krahasojnë Shqipërinë me Guinea Bisaun, të cilën kartelet mizore të drogës të Amerikës Latine e shndërruan në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Afrikë.

Historiku i kësaj mostre, që në kod, ligj dhe në Kushtetutë kishte detyrim sigurinë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë, është tipik në përzgjedhje, në qëndrime i një padrinoje.

Edi Rama merr një person të shkarkuar nga detyra nga Shërbimi Inteligjent i Kosovës dhe e emëron në një akt të pashembullt në histori në krye të SHISH.

Për të njëjtat motive që kjo, mund t’i vësh çdo epitet, por nuk dua që ta rëndoj gojën sepse rasti është më i turpshmi në histori, mediat e botës kanë dy lajme kryesore që ta dini, sigurisht kanë fjalimin e presidentit Donald Trump në OKB, por sigurisht në të katër anët e botës është edhe lajmi i Vlora Hysenit. Lajmi i turpshëm i Vlora Hysenit!

Edi Rama, sapo u bë publik skandali, sepse ju duhet të jeni të sigurt se ai ka qenë i informuar, ai dhe jo vetëm ai, urdhër arresti për drejtuesen e SHISH, shërbim që funksionon në një sistem bashkëpunimi të ngushtë në kuadrin e NATO-s, shërbim që në traditën e tij, ka një bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë më kryesorë në fushën e sigurisë, shërbim real dhe me kontribute të pamohueshme.

Pra, përpiqet ta paraqesë sot me ca transkripte si një aferë dashurie (love affair).

E vërteta është se Vlora Hyseni çdo hap, çdo vendim e ka bërë me dijeni dhe porosi të Edi Ramës.

Lexoni transkriptin, pres nesër nga Skënderi se mos ka ndonjë porosi nga kryeministri.

Kryeministri, porositë Skënderit do ia jepte për Agasin. Për gjë tjetër nuk ka pse merrte shefja e shërbimit porosi nga Skënderi.

Shefja e SHISH në ligje është përgjegjëse direkt para kryeministrit dhe presidentit të Republikës.

Ajo me ligj është e detyruar që çdo informacion t’ia paraqesë këtyre dy personave. Inspektori i Përgjithshëm i SHISH ka të drejtën e eksesit në tërësi në informacionet e shërbimit, por jo në të gjitha.

Ato në të cilat inspektori nuk ka akses, kryeministrit i thuhen pa asnjë lloj...

Tani këtu çfarë po luhet?

Se ç’ndodhi dje? Dje filluan mbrojtjen. Një numër gazetarësh, duke dëshmuar se janë agjentë të Vlorës, lexoni ju Stanishiçin, përsërit me porosi të Ramës atë që Rama pati thënë për McGonigalin.

Kur gazetarët e pyetën Ramën, po çfarë thua ti për takimet që bënte McGonigali me biznesmenë dhe gjobat që u vinte? Bënte detyrën e tij, tha Rama.

Edhe Baton Stanishiçi thotë se mos Hyseni po bënte detyrën e saj, duke përdorur Ergys Agasin, në një kohë kur Ergys Agasi rezulton në të gjithë dokumentet shefi i Hysenit.

E kuptoni?

Edhe këto që botohen, këto erotizmat, kanë atë qëllim, vetëm atë qëllim, për të larguar vëmendje nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare.

E dinë që njerëzit pëlqejnë më shumë këtë lloj gosipi, dhe si t’ua largojmë mendjen tani, të nxjerrim tani, shpirt, zemër, ky e ai, këto me radhë.

Shikoni çfarë mbrojtje diabolike që ibën Edi Rama asaj.

Dhe dje nxirrte, njëri thoshte e kam mike, tjetri thoshte e ka thoshte të dalë njëherë e ka nga misioni apo nga se e ka këtë.

Tjetri sulmonte Berishën dhe nxirrte foton e saj me drejtorin e CIA-s.

Absolutisht, shërbimi ka pasur, ka bashkëpunim intensiv.

Por qëndrimi i Vlora Hysenit është shkelmim flagrant edhe i besimit të partnerëve tanë.

Nuk ka gjë më të turpshme.

Njeriu, që kishte urat e bashkëpunimit me shërbimet më serioze, ishte një skllave mjerane e mafies shqiptare dhe e Ergys Agasit.

E kuptoni ku katandisemi ne?

Dhe Rama, në qoftë se e lexuat, dy-tre herë thoshte vlerësimet e partnerëve.

Unë i them turp të kesh.

Dhe i them Edi Ramës, këtu para jush dhe shqiptarëve, se në qoftë se këta janë pisa, ti je kryepis.

Në qoftë se këta janë llum, ti je kryellum.

Në qoftë se këta janë mafie, ti je padrino.

Që bën sikur kjo nuk ishte gjë e madhe. Ajo atje, si me thënë, ajo atje kishte të gjithë sekretet e shtetit dhe të gjithë sekretet e NATO-s që vinin në këtë shtet.

Ajo atje, që sipas tij, varej nga Vali Bizhga, që Vali Bizhga nuk guxon në përputhje me ligjin të hapë asnjë zarf të shërbimeve. Jo. Jo! Nuk ka punë shefi i kabinetit, ato janë të caktuara me ligj.

Pra, ky është Rama, ky është shteti që ndërtoi, narkoshteti i llumit, i Agasit, i Vlorës, i Lubisë, i Prodës, etj me radhë. Ka të tjerë si këta edhe më keq, por kjo ishte në pozicionin më të rëndësishëm.

Pastaj thonë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Po çfarë Këshilli?

Po Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga një delinkuent si Haram Begaj, përbëhet nga Ermal Raketa, kontrabandisti, përbëhet nga Roni Yeffet që i lëviz këta me radhë, nga Lubia, nga Ergys Agasi dhe mjedisi rozë i tij.

Ky është Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Dhe padrinoja në krye të tyre.

Kurrë një shtet, përveç Venezuelës që i është gjetur shefi i shërbimit që merrej me trafiqe, El Polo, dhe Guinesë Bisau, nuk ka ndodhur që të dalë shefi i shërbimit.

Dhe të gjitha këto të lidhura me Padrinon.

Unë duhet të falënderoj të gjithë ata punonjës të shërbimit që me guxim, fill pas emërimit të saj dhe në vazhdim, kanë thënë të vërtetën rreth këtij personi dhe janë bërë publike të gjitha.

Por natyrisht ato ndryheshin në banesën e shurdhërisë dhe harresës.

Informacione të reja, jo nga ato që i nxjerr Edi Rama me qëllime të veta, por kjo ka pasur bashkëpunëtor të ngushtë Jurgen Kolën, drejtorin operativ të SHISH.

Jurgen Kola ka lokal në Bërzhitë dhe lokali i tij në Bërzhitë ka qenë një nga lokalet ku kjo bënte takimet me ‘bashkëpunëtorin’ e saj, Ergys Agasi.

Jurgen Kola është pronari i pasurive të mëdha tokë të blerë në Arbanë.

Sipas informacioneve, Jurgen Kola ka fshirë kamerat e lokalit të tij për të zhdukur gjurmët e talimeve të Vlora Hysenit me Ergys Agasit.

Unë u bëj thirrje hetuesve dhe prokurorëve të çështjes të kontrollojnë kamerat e këtij dhe të hetojnë bashkëpunimin e tij. Ky është një drejtor shumë i rëndësishëm aty.

Se harrova t’u them se nuk ka nëndrejtor në SHISH, ndërkohë që Kushtetuta përcakton nëndrejtorin dhe me të njëjtën emërtesë kryeministri dhe presidenti.

SHISH nuk ka nëndrejtor, tani mund të jetë ky më i rëndësishmi. E drejton Jurgen Kola, një ushtar i Vlora Hysenit.

ME TE LEXUARAT