Aksident në Elbasan-Peqin, makinat bëhen shoshë nga përplasja e fortë

Aktualitet

aksidnet.jpg
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Elbasan–Peqin, në fshatin Përparim.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, pasi njëri prej tyre dyshohet se ka humbur kontrollin. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion