Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Evropë, Italia: Ndikimi te ne është i kufizuar

Bota

Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Evropë, Italia: Ndikimi te
Një seri defektesh dhe bllokimesh teknologjike po prek me dhjetëra supermarkete në disa vende të Evropës. Në mënyrë të veçantë, po shtohen sulmet kibernetike që synojnë sistemet e ftohjes dhe frigoriferët në këto objekte.

Episodet, të cilat janë raportuar edhe në Itali, duket se janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe përsërisin të njëjtën skemë të përdorur në Francë më 12 tetor.

Sipas mediave atje, Policia Postale italiane ka nisur hetimet për të zbardhur sulmet kibernetike në territorin e vendit. Lidhur me këtë situatë, në “Palazzo Chigi” është zhvilluar një mbledhje urgjente me Përfaqësuesin e Këshillit të Ministrave, Alfredo Mantovano, dhe Ministrin e Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, ku morën pjesë edhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (ACN) si dhe drejtuesit e agjencive të inteligjencës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion