Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, “Benz-i” godet me shpejtësi kamionçinën nga pas

Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, ku janë përfshirë dy automjete, një automjet tip “Benz” dhe një kamionçinë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Benz” ka goditur nga pas kamionçinën. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur pasagjeri që udhëtonte në Benz.

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Lushnjës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion