Qytetari humb ndjenjat nga gazi lotsjellës/ Protestuesit denoncojnë: Ambulanca nuk ka ardhur!

Aktualitet

Qytetari humb ndjenjat nga gazi lotsjellës/ Protestuesit denoncojnë:

Situata në protestë po bëhet gjithnjë e më kritike pas përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga forcat e policisë.

Pas përplasjeve në kryeqytet një prej protestuesve ka rënë në tokë pa ndjenja pasi ka thithur sasi të mëdha të gazit lotsjellës.

Në vendngjarje është kërkuar me urgjencë ndërhyrja e autoambulancës për t’i dhënë ndihmën e parë personit të lënduar.

Megjithatë, sipas dëshmive të protestuesve të pranishëm në terren, ambulanca nuk ka mbërritur ende, duke rritur tensionin dhe indinjatën mes turmës ndaj institucioneve.

ME TE LEXUARAT