Protestuesit bëjnë rezistencë! Thyejnë derën e Keyesisë së Kuvendit, policia iu hedh ujë e gaz lotsjellës
Lajmifundit
/
14 October 2026, 18:10
Aktualitet

Protesta studentore është zhvendosur drejt Kryesisë së Kuvendit, ku të rinjtë tentuan që të shkatërrojnë derën.
Në pamje, ata shihen duke goditur me një tabelë të qarkullimit rrugor derën e Kryesisë me qëllim për të hyrë brenda institucionit.
Më herët, ata qëlluan më gurë drejt Kryeministrisë, si dhe disa ministri, ndërsa policia hodhi ndaj tyre gaz lotsjellës.
Kjo është dita e dytë e revoltës studentore, që nisi para ministrisë së Arsimit dhe u përhap drejt institucioneve të tjera.


