Studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, autoboti me ujë vendoset para Kryeministrisë

Aktualitet

Studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, autoboti me
Një autobot me ujë është vendosur para godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, raporton gazetarja Fjorela Beleshi. Po ashtu punonjës të Policisë po mblidhen për t'u vendosur para godinës së kreut të qeverisë Rama.

Këtë të mërkurë studentët e Universitetit të Mjekësisë, të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit ku do t'u bashkohen studentëve të tjerë. Më herët një protestë u paralajmërua para MAS rreth orës 14:00.

Paralajmërimi për bojkot ka ardhur nga disa Universitete dhe Fakultete, pas përleshjeve të dhunshme të një dite më parë. Edhe nxënësit e gjimnazit Partizani kanë bojkotuar mësimin dhe kanë bllokuar rrugën para shkollës së tyre.

ME TE LEXUARAT