Cristiano Ronaldo dhe kjo këngëtare shqiptare janë shokë në Instagram
Lajmifundit
/
17 Qershor 2021, 14:12
Showbiz

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo dhe këngëtarja Rita Ora janë shokë në Instagram. Ai është edhe sportisti më i ndjekur në rrjetin social “Instagram” me afro 300 milionë ndjekës.
Ajo që ka rënë në sy të fansave të tij dhe jo vetëm është fakti se i ndjek vetëm 476 persona dhe një prej tyre është këngëtarja shqiptare.

Bëhet fjalë për artisten e suksesshme, Rita Ora, e cila ka plot 16 milionë ndjekës, mes tyre dhe portugezi.

Kujtojmë se Ronaldo ditët e fundit ka rënë në sy për shkak të Coca- Colës që hoqi nga tavolina e konferencës për mediat. Kjo kompani ka humbur 4 miliardë fitim vetëm nga ky veprim.


