Vritet nga rrëmbyesit futbollisti i talentuar pasi familja nuk arriti të paguante shumën e kërkuar për lirimin e djalit

Sport

Vritet nga rrëmbyesit futbollisti i talentuar pasi familja nuk arriti

Komuniteti sportiv ndërkombëtar është tronditur nga një seri ngjarjesh tragjike që kanë prekur futbollistë të rinj në tre kontinente.

Një futbollist premtues senegalez, 18-vjeçari Cheikh Toure, u vra tragjikisht nga rrëmbyesit pasi familja e tij nuk arriti të mbledhë shumën e kërkuar për shpëtimin e tij.

Ministria e Integrimit Afrikan dhe e Punëve të Jashtme të Senegalit konfirmoi vdekjen e portierit të ri, i cili u gjet i pajetë në Ganë.

Cheikh, që ishte stërvitur te Esprit Foot Yeumbeul, u mashtrua nga një grup i armatosur, të cilët e bindën se po merrte pjesë në një provë për t’iu bashkuar një klubi profesional.

Pas rrëmbimit, ata kërkuan një shpërblim nga familja e tij.

Përpjekjet e familjes dështuan dhe kriminelët ekzekutuan kërcënimin e tyre.


Autoritetet senegaleze kanë hapur një hetim në bashkëpunim me policinë ganiane për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ministria shprehu “dhimbje të thellë për familjen e pikëlluar” dhe kërkoi kujdes shtesë nga klubet dhe prindërit për ofertat e pa-verifikuara të provave ose transferimeve jashtë vendit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion