“Urdhëroi truprojën e tij që...”, tjetër SKANDAL në Pallatin Mbretëror, email-et nxjerrin “zbuluar” Princin Andrew

Bota

“Urdhëroi truprojën e tij që...”,  tjetër

Policia Metropolitane e Londrës po heton “aktivisht” pretendimet se Princi Andrew kishte urdhëruar truprojën e tij të mbrojtjes për të mbledhur informacion personal mbi akuzuesen Virginia Giuffre.

Sipas email-eve të publikuara, Princi Andrew dyshohet se i ka dhënë truprojës së tij datën e lindjes dhe numrin e sigurimeve sociale të Giuffre, të ngjashëm me numrin kombëtar të sigurimeve në Britani.

David Davies, ish-shefi i Royal Protection Command të Scotland Yard, deklaroi: “Ekipi që e mbrojtte duhet të intervistohet, dhe e vërteta duhet të dalë njëherë e mirë. Këto pretendime janë një tjetër arsye pse autoritetet duhet të kryejnë punën e tyre siç duhet.”


Përpjekje për të gjetur ‘mëkate’

Email-et tregojnë gjithashtu se Andrew ka përfshirë një nga ndihmësit e mbretëreshës së ndjerë në përpjekjet për të gjetur informacione kundër Virginia Giuffre. Ai vetë pranon se ishte “e mundur” që të ishte fotografuar me të, ndonëse në intervistën e famshme të vitit 2019 për Newsnight deklaroi: “Unë nuk mbaj mend të kem takuar kurrë me të.”

Familja e akuzueses tha se këto zbulime “tregonin deri ku shkojnë të përfshirët për të diskredituar dhe shpifur mbi viktimat”. Ata shtuan: “E vërteta do të dalë në dritë dhe nuk do të ketë vende të errëta ku mund të fshihen.”

Konteksti i hetimeve

Sipas email-eve të publikuara nga Mail on Sunday, më 26 shkurt 2011, një ditë para publikimit të fotos ku Andrew shfaqej me Virginia, ai i shkroi shefit të komunikimeve Ed Perkins duke sugjeruar hetimin e saj.

Në email thuhet: “Ajo duket se ka një rekord kriminal në SHBA. Kam dhënë datën e lindjes dhe numrin e sigurimeve sociale për hetim te PPO-ja në detyrë.”

Ai gjithashtu i shkroi zëvendës sekretarit të shtypit të Mbretëreshës se kishte biseduar me Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell për të cilën pretendonte se Giuffre ishte një “gënjeshtare”. Në ditën kur fotoja u publikua, Epstein i dërgoi një email Andrew duke thënë: “Do të marr një deklaratë nga gjyqtari në një tjetër akuzë të Virginia-s që tregon se ajo nuk ka besueshmëri.”

Nuk është sugjeruar se truproja veproi sipas urdhrit të Andrew, dhe nuk është e qartë se si Andrew kishte marrë numrin e sigurimeve sociale të Giuffre, apo nëse i ishte dhënë nga Epstein ose Maxwell.

David Davies theksoi: “Bazuar në email-in e dërguar zëvendës sekretarit të shtypit, i cili duket autentik, ka mjaft prova që Policia Metropolitane apo çdo forcë tjetër duhet të hetojë rrethanat.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion