Video/ EURO 2020 DIREKT: Turqia në vështirësi, Italia shënon golin e parë

Sport

Video/ EURO 2020 DIREKT: Turqia në vështirësi, Italia shënon

Turqi-Itali është dueli hapës i EURO 2020. Kjo përballje po luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës dhe ka nisur prej orës 21:00.

Senol Gunes dhe Roberto Mancini kanë bërë zgjedhjet e tyre, të konsideruara si më të mirat, me synimin për ta nisur mbarë Europianin.

KËTU MUND TË SHIKONI NDESHJEN LIVE
TURQI-ITALI 0-1
TURQIA: Çakir; Celik, Demiral, Soyuncu, Meras; Yokuslu; Calhanoglu, Tufan, Karaman; Yazici; Yilmaz. Trajner: Senol Gunes
ITALIA: Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne. Trajner: Roberto Mancini


GJYQTARË:Danny Makkelie, Hessel Steegstra, Jan de Vries (Holandë), Stephanie Frappart (Francë)

Po luhet pjesa e dytë…

Statistikat e pjesë së parë tregojnë dominimin total të Italisë së drejtuar nga Roberto Mancini

 

 

45′ Italia pretentoi për penallti, pas një prekjeje të topit me dorë. Arbitri nuk mendoi ashtu

 

44′ Burak Yilmaz pretendoi për penallti në minutën e 44-t të ndeshjes, pasi përfundoi i shtrirë në zonë

 

37′ Insigne godet nga jashtë zone, ballore dhe portieri Cakir e kontrollon topin pa asnjë problem

33′ Immobile provon me kokë pas një krosimi, topi përfundon jashtë kuadratit

22′ Çakir bën mrekullinë, pas një goditjeje këndi. Chiellini, me kokë tentoi ta çonte topin në rrjetë, por portieri turk e ndali.

 

18′ Insigne, brenda zonës, tentoi me një goditje të kalibruar ta çonte topin në kënd, por gjuajtja e tij ishte e pasaktë

10 minutat e para Italia është kërkuese, kurse Turqia nga ana tjetër përpiqet të mbyllë hapësirat dhe të niset përmes kundërsulmeve. Ende asnjë rast shënimi

ME TE LEXUARAT