U përfshi në një aksident ku humbën jetën 2 prej miqve të tij, si është gjendja shëndetësore e boksierit të njohur

Sport

U përfshi në një aksident ku humbën jetën 2 prej miqve

Boksieri i njohur britanik i peshave të rënda, Anthony Joshua, doli nga spitali në Nigeri, pak ditë pas nje aksidenti rrugor ku humbën jetën 2 prej miqve të tij më të dashur. Lajmi bëhet i ditur nga media britanike. Në një deklaratë të përbashkët shtetet e Ogun dhe Lagos u konfirmua se Joshua u lejua të kthehej në shtëpi.

Boksieri 36-vjeçar ishte pasagjer në një automjet SUV Lexus që u përplas me një kamion të ndaluar në një autostradë të rëndësishme në shtetin e Ogun pranë Lagos. Dy personat, Sina Ghami e Latif ‘Latz’ Ayodele, që humbën jetën ishin miq të ngushtë të Joshua dhe pjesë të skuadrës së tij.

Pasi la spitalin ditën e mërkurë, britaniku shkoi te agjencia e funeraleve ku janë trupat e pajetë të dy miqve të tij për t’u bërë gati për t’u kthyer në vendlindje. Joshua fillimisht do të qëndrojë në Nigeri për të marrë veten nga plagët e marra. Promoteri i tij, Matchroom Boxing, deklaroi për “Associated Press”: ‘Siç është raportuar , Anthony doli nga spitali dhe do të qëndrojë në Nigeri në ditët e ardhshme’.

Anthony Joshua është me origjinë nigeriane dhe kur ishte fëmijë për një periudhë të shkurtër frekuentoi shkollën atje me boksierin që zotëron edhe nënshtetësinë nigeriane.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion