TRAGJIKE/ U dëmtua në kokë gjatë ndeshjes, ndërron jetë pas tre ditësh portieri 19-vjeçar

Sport

TRAGJIKE/ U dëmtua në kokë gjatë ndeshjes, ndërron

Incidenti ndodhi të shtunën, kur Osorio ra pa ndjenja në fushë dhe pësoi arrest kardiak

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin spanjoll, teksa një portier vetëm 19 vjeç ka ndërruar jetë.

Sipas mediave vendase, Raul Ramirez Osorio ka humbur jetën pasi u dëmtuar rëndë duke marrë një goditjeje të fortë në kokë gjatë ndeshjes mes Colindres dhe Revilla, e vlefshme për ligën e pestë spanjolle.

Incidenti ndodhi të shtunën, kur Osorio ra pa ndjenja në fushë dhe pësoi arrest kardiak. Trajneri i tij reagoi menjëherë duke i dhënë frymëmarrje artificiale, ndërsa një studente e infermierisë që ndodhej si spektatore arriti ta rikthente përkohësisht në jetë me manovra shpëtimi. Futbollisti u dërgua në gjendje kritike në spital, ku u shtrua në kujdes intensiv. Pas dy ditësh luftë për jetën, mjekët konfirmuan ndarjen e tij nga jeta.

Klubi i tij, Colindres, reagoi fillimisht me një mesazh shprese për gjendjen e portierit: “Duam t’i dërgojmë shumë forcë portierit tonë Raul Ramírez dhe gjithë familjes së tij.

Gjatë ndeshjes së djeshme kundër Revilla ai pësoi një goditje për të cilën është i shtruar në spitalin Valdecilla”.

Ndërkohë, Federata Mbretërore e Futbollit të Kantabrisë publikoi sot një deklaratë zyrtare ku theksoi: “Federata Mbretërore e Futbollit të Kantabrisë shpreh keqardhje të thellë për të njoftuar se portieri i Colindres, Raul Ramirez, ka ndërruar jetë pas një përplasjeje aksidentale gjatë ndeshjes së së shtunës së kaluar”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion