EMRI/ Akuzohej për shkelje të barazisë në tenderë, GJKKO e dënon me 1,5 vite burg dhe largim nga administrata

Aktualitet

EMRI/ Akuzohej për shkelje të barazisë në tenderë,

Gjykata e Posaçme shpalli sot fajtor dhe dënoi me 1 vit dhe 6 muaj burgim Denis Xholin, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë dhe ankande publike.

Gjyqi u zhvillua me procedura të zakonshme dhe SPAK kishte nisur hetimet për çështjen që nga viti 2022.

Xholi gjithashtu është përjashtuar nga administrata dhe funksionet publike për 5 vitet e ardhshme.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Vendimi i plotë i GJKKO-së:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e ҫështjes penale që i përket procedimit penal nr. 9, të vitit 2022, me të pandehur Denis Xholi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 61, datë 30.09.2025 vendosi:

1- Deklarimin fajtor të të pandehurit Denis Xholi, për kryerjen e veprës penale

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, (para ndryshimeve të pësuara në ligjin 43/2021), e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Denis Xholi për 5 (pesë) vjet.

1-Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Denis Xholi do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.

2-Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, sipas procesverbalit bashkëlidhur këtij vendimi, i ngarkohet të pandehurit.
Kundër këtij vendimi lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

EMRI/ Akuzohej për shkelje të barazisë në tenderë,

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion