Tifozi i “çmendur” në ndeshjen Francë- Gjermani, zbret me parashutë në fushë, disa të plagosur

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen Francë- Gjermani një natë më parë. Gjatë ndeshjes u pa që një tifoz zbriti me parashutë, e për pasojë, disa njerëz janë dërguar në spital për të marrë trajtim. Sipas organit drejtues të futbollit europian, UEFA, autoritetet e ligjit do të ndërmarrin veprimet e nevojshme, duke e quajtur një veprim të pamatur dhe të rrezikshëm.
Mësohet se parashutisti u ngatërrua te telat që mbanin një kamerë dhe ra fushë me shpejtësi.
“Ky akt i pakonsiderueshëm, i cili mund të kishte pasoja shumë të rënda për një numër të madh të njerëzve të pranishëm, shkaktoi dëmtime të disa njerëzve që morën pjesë në lojë, të cilët tani janë në spital dhe autoritetet e ligjit do të marrin masat e nevojshme. Përgatitja e ndeshjes për fat të mirë nuk u ndikua nga një veprim i tillë i pamatur dhe i rrezikshëm, por megjithatë disa njerëz u plagosën“, thuhet në një deklaratë të UEFA-s.


