Bleu një Boeing 737 dhe e groposi në oborrin e shtëpisë, arsyeja është e pazakontë

Bota

Bleu një Boeing 737 dhe e groposi në oborrin e shtëpisë,

Një inxhinier britanik ka tërhequr vëmendjen me një projekt të pazakontë, duke vendosur të shndërrojë një aeroplan të vjetër në një hapësirë nëntokësore për argëtim dhe strehim emergjent.

Dave Billings, 45 vjeç, nga Derbyshire në Mbretërinë e Bashkuar, bleu për rreth 4,600 euro trupin e një Boeing 737-500, me peshë rreth tre tonë, përmes platformës Facebook Marketplace.

Pas blerjes, ai vendosi ta groposë aeroplanin në oborrin e shtëpisë së tij, në një gropë rreth 4.3 metra të thellë. Projekti parashikon që pjesa e sipërme e strukturës të mbulohet me beton edhe me dhé, duke krijuar një ambient të pazakontë nën tokë.

Sipas New York Post, ideja për këtë projekt lindi nga pasioni i djalit të tij për aviacionin, i cili e nxiti të atin të blinte aeroplanin.

Billings synon t’i japë një jetë të dytë avionit, duke e kthyer atë në një hapësirë multifunksionale, larg përdorimit të tij tradicional në aviacion.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion